Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ashtu si në 25 vitet e shkuara, e djathta dhe e majta edhe në këtë 28 nëntor festojnë të ndara. Partia Demorkatike zhvilloi homazhe në Varrezat e Dëshmorëve, me rastin e 104-vjetorit të Pavarësisë, ndërsa kryetari Lulzim Basha tha se nderimi i sakrificës së dëshmorëve, bëhet duke u bashkuar për një Shqipëri ku shqiptarët të mos largohen nga vendi.
Tiranë -Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ish-kryeministri Sali Berisha, deputetë, përfaqësues të Këshillit bashkiakë dhe qindra qytetarë, zhvilluan homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve ndërsa nderuan të rënit e luftës për pavarësi.
Basha uroi qytetarët, ndërsa theksoi se sakrifica e dëshmorëve nderohet duke u bashkuar për një Shqipëri, ku shqiptarët sipas tij kthehen e nuk largohen.
Lulzim Basha: Dua t?ju uroj të gjithë shqiptarëve kudo që janë, të gjithë bashkatdhetarëve Gëzuar 28 Nëntorin!Ta nderojmë sakrificën e dëshmorëve të kombit duke u bërë bashkë, duke u bashkuar për ta bërë Shqipërinë një vend ku kthehen dhe jo largohen shqiptarët.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-uron-28-nentorin-ta-bejme-shqiperine-nje-vend-ku-kthehen-shqiptaret/