Report TV - Djali i firmëtarit të pavarësisë Dibra: Themeluesit i lanë në hije

2016-11-28 0

Ndër 40 firmëtarët e pavarësisë vetëm Myrteza Dibra i ka ende gjallë fëmijët. Takojmë djalin e tij Fatmir Dibrën.

Myrteza Dibra, një mjek i shquar që kishte studiuar në Stamboll nuk jetoi gjatë. Vdiq në moshën 59-vjeçare.

Veprimtaria e tij si patriot për gjuhën shqipe, internimi nga serbët pas shpalljes së pavarësisë dhe puna si mjek patën kosto të rëndë për shëndetin, thotë i biri, Fatmiri. Babai e la 6 vjeç, ndërsa kujtimet sesi u themelua pavarësia i dëgjonte shpesh nga nëna e tij.

Free Traffic Exchange