Ora News – Në Lezhë flamuri u ngrit dy herë, në bashkitë e djathta festohet edhe Çlirimi

2016-11-28 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në përkujtim të shpalljes së pavarësisë 104 vite më pare, të gjitha qytetet në vend kanë organizuar ceremoni zyrtare. Edhe Bashkitë e djathta ashtu si politika festoi edhe Ditën e Çlirimit, ndërsa në Lezhë flamuri u ngrit dy herë. Organizimimi, por edhe pjesëmarrja e qytetarëve ishte modeste
Shpallja e pavarësisë 104 vite më parë është përkujtuar në të gjithë Shqipërinë, ndërsa në Bashkitë e djathta së bashku me Pavarësinë u festua edhe Çlirimi i vendit.
Por në qytetin e Lezhës ky vendim dhe ndryshimi i protokollit nga ana e Bashkisë bëri që flamuri të ngrihej dy herë, fillimisht nga përfaqësuesit e Bashkisë e më pas nga deputeti Eduard Ndocaj, që kur mbërriti në vendin ku organizohej ceremonia, ajo kishte përfunduar.
Eduart Ndocaj: ?E pakuptimtë që ftohen institucionet që vijnë këtu e nuk ngrenë një flamur që është e detyrueshme?
Enver Nazifi: ?Ishte lënë për në 10.30 por duke parë kushtet atmosferike të kohës, e filluam pak më vonë dhe ju kërkoj ndjesë?
Në qytetin e Shkodrës festimet nisën me ngritjen e flamurit në sheshin përpara Bashkisë, ndërsa më pas u vendosen kurora me lule të busti i ?Luigj Gurakuqit?, në varrezat katolike tek martirët e vrarë gjatë regjimit komunist si dhe në Varrezat e Dëshmorëve.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ne-lezhe-flamuri-u-ngrit-dy-here-ne-bashkite-e-djathta-festohet-edhe-clirimi/