Bregu, optimiste për negociatat - News, Lajme - Vizion Plus

2016-11-28 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne 15 dhjetor Shqipëria pret përgjigjen e Këshillit Europian për hapjen e negociatave; nje moment qe tashme është vene ne qendër te debatit politik se çfarë do te ndodhe ne këtë date. Kryetarja e Këshillit Kombëtar te Integrimit, Majlinda Bregu, sqaron se vendimi i vendeve anëtare, do te varet nga nje sere ngjarjesh, nje prej te cilave është edhe mendimi qe Komisioni i Venecias, do te japë per ligjin e vettingut ne datën 10 dhjetor; megjithatë Bregu është optimiste se procesi, nuk do te mbese ne vend. ?Ne logjike te renditjes se fakteve, data 15 dhjetor ne mendimin tim, nuk mund te caktoje datën kalendarike te hapjes se negociatave, por ka mundësi qe procesi te mos mbetet vetëm me rekomandimin e Komisionit Europian?.Po çfarë do te thotë qe procesi te ece pa nje date per hapjen e negociatave? Bregu shpjegon shembullin e Serbisë dhe Malit te Zi; dy vende qe kane filluar procesin e verifikimit te legjislacionit ne linje me ate europian, përpara se te hapen zyrtarisht negociatat, pra para se te behet konferenca ndërqeveritare qe cakton një date per çeljen e negociatave.?Unë do te doja shume qe një gje e tille te ndodhte edhe me Shqipërinë, qe do te thotë qe t?i jepet kohe dhe te filloje ushtrimi i menjëhershëm per përgatitjen reale te procesit te hapjes se negociatave; per t?i dhene mundësi edhe administratës shqiptare qe te vazhdoje te jete e përfshirë; për t?i hequr mundësinë shthurjes se administratës qe zakonisht ndodh përpara procesit zgjedhor; për t?i hequr mundësinë largimit nga puna te administratës nesër pas zgjedhjeve parlamentare. Qofte edhe sikur per këtë element te rëndësishëm dhe nje nga 5 kriteret qe Bashkimi Europian i ka vendosur Shqipërisë; pra administrata publike, stabel e qëndrueshme dhe jo me ndikim politik do te ishte e domosdoshme qe ky proces te mos ngelej ne vend.?Sipas Bregut, aktualisht asnjë prej 28 vendeve anëtare nuk është kundër procesit te integrimit por kjo nuk përjashton faktin qe disa vende do te kërkojnë rezultate konkrete ne fusha te caktuara.?Jo unë nuk di asnjë vend qe te jete kundër vazhdimit te procesit te zgjerimit te Shqipërisë ne Bashkimin Europian. Besoj se ka vende te cilat kane interes per te pare dhe per te pritur rezultate konkrete ne ato qe janë probleme madhore; e përsëris ishte edhe gjuha e komisionit ne 5 prioritete. Pavarësisht sa jetike per Shqipërinë, une them muajt ne vijim do ta bëjnë akoma me te rëndësishme pjesën e domosdoshmërisë se jo vetëm te reformës zgjedhore, por te vendosjes se disa garancive per te mos shkuar ne zgjedhjet parlamentare te 2017, njëra pale me friken e manipulimit dhe pala tjeter me delirin e fitores pa mbërritur tek dita e zgjedhjeve?.Ne 9 nëntor, komisioneri per zgjerimin Johanes Hahn, theksoi se komisioni rekomandon hapjen e negociatave me kushtin qe te nise zbatimi i reformës ne drejtësi e veçanërisht qe te nise vetingu i gjyqtareve e prokuroreve. Por përtej kësaj qe prej...