Policia kufitare e Kapshticës ka sekuestruar 10 kilogramë kanabis. Droga u gjet në 34 shishe plastike ndërsa është arrestuar poseduesi i mallit.
Dorjan Braho, 38 vjeç, banues në Yzberisht, Tiranë e kishte fshehur drogën në pjesën e serbatorit.
Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë (në dalje të Republikës së Shqipërisë) nga shërbimet e Policisë Kufitare duke përdorur kamerën fibroskop në mjetin në pronësi të tij tip ?Volkswagen? me targa AA 904 PB, në pjesën e serbatorit, u evidentuan dhe sekuestruan 34 shishe plastike të mbushura me lëndë të dyshuar si narkotike Cannabis Sattiva me peshë rreth 10 kg.