Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një sasi prej 700 kg lëndë narkotike e llojit kanabis është sekuestruar nga policia në portin e Durrësit.
Mësohet se droga është gjetur në një kamion që transportonte materiale fasonerie dhe dyshohet se do të trafikohej drejt Italisë.
Kanë qenë autoritetet doganore që gjatë skanimit kanë identifikuar diçka të dyshimtë dhe pastaj policia kufitare gjatë kontrollit të mjetit ka gjetur dhe drogën.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kapen-700-kg-kanabis-ne-port-trafikohej-me-kamion-drejt-italise/