Report TV - Makina bie 30 metra në humnerë shpëtojnë për mrekulli 4 persona

2016-11-27 1

Tiranë-Katër persona kanë shpëtuar për mrekulli nga vdekja, pasi makina ku po udhëtonin doli nga rruga duke përfunduar rreth 30 metra në humnerë në Qafë Priskë.

Nga aksidenti ka mbetur i plagosur vetëm drejtuesi, i cili është nxjerrë nga makina nga zjarrfikësja, ndërsa tre pasagjerët kanë arritur që të dalin vetë nga automati duke lajmëruar më pas policinë për ndihmë.