http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komunikimi javor i kësaj te diele kishte ne fokus negociatat dhe pritshmërite e Shqipërisë. Edhe njëherë Edi Rama akuzoi opozitën se ka bllokuar reformën ne drejtësi përmes Vetingut. Deklaratat e forta te deputetit te grupimit CDU CSU Krisbaum te bëra ne Tirane, kryeministri i konsideroi te sponsorizuara nga Partia Demokratike. Por Edi Rama tha se ligjvënësi i Bundestagut është nje ze i pa mandatuar duke lëne te kuptohet se qëndrimi i Gjermanisë do te jete i ndryshëm. Shefi i qeveris u shpreh i bindur se Këshilli Europian nuk do te ndikohet nga reagimet e deputeteve te vendeve te ndryshme, te cilat sipas tij shkojnë ne sinkron me qëndrimin e pozitës.