Unioni i bashkive shqiptare - News, Lajme - Vizion Plus

2016-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Projektet per zhvillimin e infrastrukturës ne Tiranë po ecin me ritme te shpejta. Kryebashkiaku Erion Veliaj gjate konferencës se unionit te bashkive dhe komunave shqiptare, deklaroi se ne fund te dhjetorit Tirana do te ketë te miratuar planin urbanistik. Ndërsa ne qershor te vitit te ardhshëm përfundon qendra e kryeqytetit, nje shesh pedonal me bimësi dhe gurë nga te gjitha trojet shqiptare. Sa i përket unionit shqiptar te bashkive dhe komunave, kryetari Veliaj theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ne te mire te qytetareve. E vetmja kryebashkiake femër, ajo e Tetovës Teuta Arifi, propozoi praktika me te mira pune qe qytetaret ta ndjejnë veten pjese te zhvillimit. Ndërsa kryetari i komunës se Preshevës shprehu veshtiresite ne detyrën e tij per shkak mungesës se fondeve dhe politikave te Serbisë. Pas mbylljes se konferencës se unionit te bashkive shqiptare, Tirana përgatitet per axhenden e festimeve te 28 dhe 29 nëntorit.

Free Traffic Exchange