http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për herë të parë në Shqipëri është mbajtur Festivali i Zogjve. Mbi 1000 zogj të klasifikuar në mbi 300 raca të ndryshme janë ekspozuar në këtë organizim të veçantë në Tiranë, me mbështetjen e Ministrisë së Mjedisit dhe organizuar nga Shoqata ?Mbarështuesit e Kanarinave? në bashkëpunim me Shoqatën e Ornikulturës së Pulias në Itali. Festivali i parë i zogjve synon të sjellë në Shqipëri eksperiencën e vendeve te tjera evropiane, duke synuar që të mbështesë dhe përhapë pasionin dhe njohuritë, si dhe të formalizojë kultivimin e specieve me vlera ndërkombëtare, si dhe të nëngrupit të kanarinave gjysmë endemike të vendit.