http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Aksident tragjik ne Vlore. Një 17-vjeçar humbi jetën gjate natës teksa udhëtonte me makine me shokun e tij. Adoleshenti përfundoi në kanalin e punimeve në zonën e lungomares në aksin Uji i Ftohtë Skelë. Makina tip BMW X6 drejtohej nga 21-vjecari Petro Bego, i cili mbeti i plagosur, ndërsa Kristi Panajoti nuk mundi ti mbijetoi plagëve te marra. Policia e cila mbërriti në zonë tha se dy të rinjtë nuk kanë parë sinjalistikën e vendosur për punimet dhe per ketë arsye kane dale jashtë rruge, duke përfunduar në kanal. Goditja me xhamin e përparmë ishte fatale për 17-vjecarin Kristi Panajoti, i cili ndërroi jetë në spital.