Report TV - Veliaj: Në dhjetor miratojmë Planin Urbanistik të Tiranës

2016-11-27 1

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh sot se në muajin dhjetor kryeqyteti do ketë Planin Urbanistik. Gjatë takimit me kryebashkiakët Shpend Ahmeti, Teuta Arifi, Shqiprim Arifi dhe Nazif Cungu, ku u mbajt Konferenca e parë e Unionit të Bashkive dhe Komunave Shqiptare në Rajon, Veliaj tha se Plani Urbanistik u hartua në një kohë rekord.

"Në muajin dhjetor votohet në Këshillin bashkiak, Plani Urbanistik i Tiranës. Prodhuam në kohë rekord një plan urbanistik për një qytet që është 1 200 m2. Jam në dijeni se plane të tilla po krijohen në Prishtinë, Tetovë, Ulqin dhe në Preshevë", u shpreh Veliaj.

Duke u ndaluar te nisma për krijimin e rrjetit të kryetarëve të bashkive dhe komunave që drejtohen nga shqiptarët në rajon, Veliaj tha para kryebashkiakëve të Prishtinës, Tetovës, Preshevës dhe Ulqinit se është në detyrimin e kryetarëve të bashkive dhe komunave që t?i përgjigjen pritshmërive të qytetarëve që drejtojnë për mundësi më të mira jetese. Ndaj, theksoi ai, Unioni i Bashkive Shqiptare ka për qëllim të krijojë klimën dhe mekanizmat e duhura të bashkëpunimit mes qyteteve shqiptare në rajon.

Free Traffic Exchange