Report TV - Vlorë, familjarët, lule në vendin e aksidentit, qëllojnë me gurë mjetet e firmës

2016-11-27 2

Familjarët e të riut që humbi jetën kanë bërë përgjegjëse firmën kontraktuese e cila po kryen punimet në "Lungomare", për mungesën e sigurisë në punimet infrastrukturore. Teksa kanë vendosur lule në vendin e aksidentit, të irrituar familjarët kanë qëlluar me gurë në drejtim të mjeteve të firmës.

Kristo Panajoti, 18-vjeç, djali i një biznesmeni të njohur ndërtimi në qytetin e Vlorës, humbi jetën si pasojë e përplasjes së fortë të automjetit me skarpatin e gropës së hapur nga firma qe po ndërton "Lungomaren".