Report TV - Elbasan, 19-vjeçari u vra nga shoku e tij aksidentalisht/Emri

2016-11-27 2

Policia e Elbasanit ka arrestuar autorin e vrasjes së 19-vjeçarit Gazment Sllami, një natë më parë në fshatin Guri i Zi.

Altin Hazizi, 21-vjeç, është vënë në prangat e bluve mëngjesin e kësaj të diele, pas një operacioni disa orësh në zonë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Sipas policisë, Hazizi ka vrarë aksidentalisht shokun e tij me armë gjahu, teksa të dy kishin dalë për gjueti pasditen e djeshme. 21-vjeçari është larguar në kushte paniku nga vendi i ngjarjes kur ka parë shokun e tij të gjakosur, ndërsa gjatë orëve të mbrëmjes është shoqëruar nga policia për në komisariat, për t'u marrë në pyetje.