Basha: Zgjidhje konkrete për krizën - News, Lajme - Vizion Plus

2016-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lulzim Basha është ndalur në Memaliaj, ku gjate nje takimi me anëtaret e Partisë Demokratike, tha se opozita ka zgjidhje konkrete dhe realiste për gjendjen e rëndë që po kalon vendi dhe qytetarët. ?Familjet në nevojë ekonomike në qeverisjen time, në qeverisjen tonë, 200 kilovatët e parë do t?i kenë falas. Faturën e ujit për konsumin e tyre jetik do ta kenë falas. Se nuk do të ketë nën qeverisjen tonë as palma, as lluks qeveritar të shfrenuar që të ketë familje të cilat nuk janë më në errësirë dhe kanë bukën të garantuar.?Basha tha se me Partinë Demokratike në pushtet të parët që do të përfitojnë do te jene fermerët.?Zgjidhja jonë është 100 milion euro buxhet për subvencione për çdo fermer në vit, është 1 përqind e prodhimit të brendshëm bruto, për 300 mijë familjet fermere, pa burokraci pa NIPT në varësi të prodhimit bujqësor apo blegtoral do t?i jepen lekët në dorë, grant.?Basha bëri të ditur se hapja e Partisë Demokratike, do të ndryshoje politiken dhe qeverisjen. Motoja e re do te jete: Më pak pushtet për kryetarët e politikanët, e më shumë për qytetarët.

Free Traffic Exchange