Report TV - Kërcënim terrorist nga burgu: Masakër në mes të Tiranës

2016-11-26 7

"Do bëj masakër. Do vras me kallash në mes të Tiranës". Ky ka qenë kërcënimi terrorist i të dënuarit për vrasje në burgun e Fushë Krujës, Naim Behari.

Ai ka kërcënuar përmes telefonit nga ambientet e vuajtjes së dënimit, se do kryejë akte terroriste në ambientet publike në Tiranë.

Drejtoria e antiterrorit në Policinë e Shtetit ka njoftuar se i dënuari Naim Behari ka marrë në telefonon nga qelia e burgut persona të paindentifikuar, ku gjatë bisedave kërcënonte për "masakër" dhe "vrasje me kallash".

Ndaj të dënuarit ka nisur një procedim i ri penal në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe ai është vënë nën hetim. I burgosuri rezulton me dy emra, Naim Behari dhe Nikolas Kostandinos.

Free Traffic Exchange