Report TV - Erion Veliaj: Muzeu i BunkArt 2 vlerë e shtuar e Tiranës

2016-11-26 0

TIRANE - Kryetarët e 5 Bashkive shqiptare në Ballkan, së bashku me kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj kanë vizituar paraditen e së shtunës Bunk'Art2. Të pranishëm ishin kryetarët e komunave të Prishtinës, Tetovës , Preshevës dhe më gjerë.

Ata vizituan disa nga dhomat ku gjenden të ekspozuara dokumente dhe fakte tronditëse që tregojnë vuajtjet dhe persekutimin e popullit shqiptar gjatë diktaturës komuniste, e cila ndau dhe shqiptarët përtej kufijve.Ndërkohë, në orët e pasdites, delegacioni me kryetarët e rajonit ka vizituar edhe BUNKart 1, që u çel dy vjet më parë. Ata kanë vizituar edhe dhomat e Enver Hoxhës e të Mehmet Shehut dhe janë ulur edhe në një nga dhomat që tregonte modelin e banesës socialiste, me orenditë e kohës. Në librin e përshtypjeve përfaqësuesit e delegacionit kanë vlerësuar çeljen e muzeut duke shkruar mesazhin ?historia duhet të njihet që diktatura të mos përsëritet?.

Free Traffic Exchange