Policia: Vrasja ndërthurje e hakmarrjes me trafikun

2016-11-26 1

Vrasja e Nelgert Patës me 19 maj të këtij viti, veç motiveve që lidhen me hakmarrjen për vrasjen e Elton Çiçës dhe përplasjet me grupin e tij, dyshohet se mund të ketë lidhje edhe me përplasjet mes tyre për linjat e mundshme të trafikut të drogës. Një fakt i tillë është konfirmuar për televizionin klan nga burime pranë grupit hetimor, që është duke punuar për zbardhjen e atentatit të të dielës së kaluar.

Të njëjtat burime thanë se vrasja mund të ketë një motiv të dyfishtë që sipas tyre mund të jetë e ndërlidhur me hakmarrjen për vrasjen e Çiçës, por edhe me eliminimin e një rivali të direkt në linjat e trafikut të narkotikëve brenda apo edhe jashtë vendit. Elton Çiça, 35 vjeç, u ekzekutua në një lokal në Tiranë, me 2 maj të këtij viti, ndërsa të dyshuar si autorë u shpallën Renato Milloshi e Jani Alia, miq të afërt të Nelgert patës.