Fidel Kastro, një jetë në revolucion - News, Lajme - Vizion Plus

2016-11-26 14

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV

Njeriu qe i ndryshoi historinë kubes lindi ne 13 gusht 1926. Fidel Kastro ishte djali i Ángel Castro, nje pronar fabrike sheqeri, qe e kishte me gruan e dyte Lina Ruz Gonzalez. Që fëmijë, ai u edukua me kulturë kristiane, gjë që në rini do të linte një shenjë të thellë. Bashkë me vëllezërit e motrat, i ati i futi të studionin në kolegjet më të mira, e në shkollën katolike më të njohur të Havanës. Argumente bindëse dhe aftësi atleti. Këto ishin dy karakteristikat e Fidelit në kolegj. Vetëm 13 vjeç, lideri i ardhshëm i Kubës tentoi të organizonte një grevë të punëtorëve të sheqerit kundër babait të tij. Në vitin 1945, Kastro fillon universitetin në Havana, për Drejtësi. Vite me pas, ai tha e kishte zgjedhur kete dege, pasi kishte prirje per te qene avokat. Por pas diplomimit, Kastro pranoi e doli një analfabet ne politikë. Në 1950-en, vitin e fundit të shkollës, ai organizoi studentët kundër imperializmit amerikan. Një vit më vonë sulmoi latifondistët, duke kërkuar drejtësi për fshatarët dhe punëtorët kubanë. Fideli vihet në krye të një grupi ushtarak ish-studentësh dhe pas pak muajsh, ai vihet në qendër të një grupi të rinjsh, teksa drejton luftën kundër Batistës. Atij iu bashkuan punëtorë, fshatarë dhe nëpunës. E shpalli fillimin e revolucionit, por dështoi, pasi ai vete si dhe shumë nga anëtarët, u burgosen dhe u izoluan në ishullin e Pinit. Në gjyq, Kastro nuk mori avokat, duke mbrojtur veten e duke shpalosur elokuencë dhe argumente të forta kundër regjimit të Batistës.
26 korriku 1953 mbahet ende sot si data e fillimit të revolucionit kubanez. Dy vjet me vone, ai bashkë me të vëllamë Raul Kastro, përfitojnë nga amnistia dhe lirohen nga burgu. Vëllezërit vendosin të ikin në Meksikë, ku takoi mikun e tij argjentinas Ernesto Che Guevara, i cili ishte vetëm 22 vjeç. Kastro organizoi reparte guerile dhe sulmin kundër regjimit kubanez. Në vitin 1957 ai korri fitoret e para, dhe brenda nje viti ushtria e tij u rrit ndjeshëm ne numër. Në krah kishte gjithnjë Che Guevarën. Revolucioni detyroi Batisten te arratisej në Santo Domingo natën e vitit te ri 1958. Pas kësaj, Fidel Katro mori në dorë frenat e vendit dhe mbajti nje fjalim historik ne OKB. Më 1960, SHBA ndërpreu marrëdhëniet me Kubën, ndërsa Kastro shkatërroi të gjitha plantacionet e marihuanës. Ai ndërmori reformën agrare, i shpalli lufte analfabetizmit, lidhi aleanca me sovjetiket, dhe ndëshkoi ashpër armiqtë e regjimit.
I ndodhur fare pranë SHBA-se, Kastro u përball me ndërhyrje per ta rrezuar nga pushteti. Ai arriti t?i mbijetoje 638 atentateve. Shëndeti i Kastros u përkeqësua në vitin 2006 kur iu nënshtrua një operacioni në bark. Nga ai moment e deri sa ndërroi jetë, drejtimin e vendit ia dorëzoi vëllait të tij të vogël Raul Kastro. Ky i fundit ndoqi politika demokratike dhe liberalizuese.

Free Traffic Exchange