Tatime e dogana, serish rënie - News, Lajme - Vizion Plus

2016-11-26 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV

Mbledhja e të ardhurave tatimore dhe doganore në masën e parashikuar, mbetet nje sfidë e qeverisë shqiptare, në çdo kohë. Duke ju referuar të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, në arkën e shtetit mungojnë 4 miliarde lekë, në raport më planin. Duke ju referuar treguesve, zërat që rezultojnë me mosrealizim janë akciza, tatimi mbi vlerën e shtuar, renta minerare etj. Për ministrinë, ky mosrealizim ka ardhur si pasojë e rënies së çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare, çka ka sjelle më pak para në zërin e akcizës. Po kështu edhe tek renta minerare, janë mbledhur më pak para, pasi ka rënë prodhimi vendas. Çmimi i ulët në tregjet ndërkombëtare ka bërë bizneset më pak të interesuara, të blejnë naftën vendase. Por paralelisht me këtë situatë, niveli i shpenzimeve buxhetore ka rezultuar me një mosrealizim prej afro 17 miliarde lekësh. Në këtë mosrealizim, evidentohet rrudhja e shpenzimeve kryesisht në investimet publike. Është bërë tashmë praktikë që fundi i vitit shoqërohet edhe me një përqendrim të investimeve publike. Ndaj këtij fakti apeloi edhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Genti Sejko, i cili kërkoi një monitorim më të kujdesshëm të buxhetit për gjatë gjithë vitit, duke shmangur shpenzimet në fund të tij.

Free Traffic Exchange