Rinumërim votash në SHBA - News, Lajme - Vizion Plus

2016-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV

Do te kete numërim votash ne Shtetet e Bashkuara te Amerikës, te paktën ne shtetin e Uiskonsin është zyrtare. Është kandidatja e gjelbër Jill Stein qe ka dorëzuar kërkesën zyrtare ne Komisionin Zgjedhor te Shtetit me 10 elektorë dhe hapja e kutive duhet te ndodhe deri ne 13 dhjetor. Komisioni zgjedhor i Uiskonsinit e ka konfirmuar nje gje te tille nëpërmjet nje deklarate per shtyp. ?Po, ne po përgatitemi per nje rinumërim te votave ne te gjithë shtetin, ? tha kryetari I komisionit Majkell Hass, ? Kjo gje duhet te përfundoje deri me 13 dhjetor?. Ky shtet dhe 10 elektorët e tij i shkuan ne mënyre te papritur kandidatit Donald Trump me një diference te madhe prej 27 mije votash nga Hillari Klinton. Kandidatja e gjelbër Stein do te kërkoje rinumërim edhe ne Michigan dhe Pensilvani, e vetëm ne rast se ne te tre shtetet rezultati përmbyset, atëherë Donald Trump nuk mund te behet President. Ekspertet e kompjuterëve kishin paralajmëruar qe edhe ne Uiskonsin, automatet e votimit ishin te prekshëm nga sulmet e hakerave dhe kjo ishte nje nga arsyet pse ato ne disa shtete te tjera si ne Kaliforni nuk u lejuan te përdoren. Tashme është e vërtetuar qe kandidatja Klinton ne lokalet zgjedhore ku përdoreshin automatet ka dale me keq se ne qendrat ku kryhej votim me letër. Ne te gjithë vendin ne zgjedhjet e 8 nëntorit per kandidaten Klinton votuan me shume se 2 milionë zgjedhës ne krahasim me fituesin Donald Trump qe arriti te vendose per vete elektorët. Gjithsesi ekspertet e zgjedhjeve nuk i japin shume shanse per sukses iniciativës se Xhill Stein.