Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ish peshëngritësi dhe akademiku Gudar Beqiraj është vlerësuar me pllakatën e mirënjohjes për 50 vitet e shpenzuara në shërbim të sportit. Në eventin ku u nderua figura e Beqirajt merrnin pjesë personalitete nga fusha të ndryshme, ndërsa i ftuar i veçantë ishte presidenti i federatës ndërkombëtare të peshëngritjes Tamash Ajan.
Gudar Beqiraj është një ndër akademikët më shumë të vlerësuar në botën e sportit. 50 vitet e shpenzuara për të ngritur në nivele të larta peshëngritjen shqiptare nuk mund të mos merrnin vëmëndjen e duhur nga të gjithë ata që i njohin vlerat humane dhe profesionale të Beqirajt.
Në një sallë të mbushur me personalitete nga sporti, arti, politika e media dhe nën organizimin e federatës shqiptare të peshëngritjes u vlerësua me pllakatën e mirënjohjes për të gjithë kontributin e tij në sportin shqiptar.
Në këtë eveniment nuk mungoi një mik i vjetër i Gudar Beqiraj, presidenti i federatës ndërkombëtare të peshëngritjes Tamash Ajan.
Për më shumë lexoni në: http://sport.oranews.tv/vleresohet-gudar-beqiraj-nderohet-me-pllakaten-e-mirenjohjes/