TIRANE - Ministria e Financave po përgatitet të grumbullojë fondin e duhur nga rezervat buxhetore për të akorduar një shpërblim të festave të fundvitit për kategoritë e pensionistëve dhe punonjësve të administratës shtetërore.
Burime nga ky dikaster bëjnë të ditur se kjo nismë është ende në fazat e para dhe fjalën e fundit do ta thotë vendimi politik, që duhet të merret nga Këshilli i Ministrave, gjë që ende nuk është bërë, ndërkohë që sapo kanë dalë shifrat jopërfundimtare të rezultateve të 10-vjetorit.