Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Të paktën 10 persona në ditë denoncojnë në organet e rendit dhunën që përjetojnë brenda shtëpisë nga familjarët apo të afërmit.
Shifrat bëhen publike nga sektori i dhunës në familje në policinë e shtetit, sipas të cilës nga janari deri në nëntor të këtij viti në të gjithë vendin kanë denoncuar dhunën dhe kanë kërkuar ndihmë 3175 persona
Në 90% të rasteve janë femrat ato që kanë kërkuar mbrojtje nga bashkëshortët, ndërsa vetëm 10 % dhunuesit kanë qenë pjesëtarët e tjerë të familjes.
Për dhunuesit nuk kanë munguar as masat ekstreme, pasi 700 prej tyre janë arrestuar ndërsa pjesa tjetër ndiqet në gjendje të lirë.
Por të dhënat e policisë nxjerrin në pah edhe një tjetër formë dhune, e cila nga viti në vit ka pësuar rritje dhunimi i prindërve ndaj fëmijëve apo e anasjellas e fëmijëve ndaj prindërve.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/policia-10-persona-ne-dite-denoncojne-dhunen/