Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Sipërmarrjet private në vend nuk e zbatojnë detyrimin ligjor për shërbimin mjekësor për punonjësit duke e disponuar atë fiktivisht.
Si pasoje ka patur fshehje të sëmundjeve profesionale. Konstatimi u bë publik nga Dritan Ylli, drejtori i Inspektoratit të Punës, i cili paralajmëroi masa të ashpra dhe kërkoi me urgjencë mjekut me kohë të plotë në ambientet e punës për çdo 700 punëmarrës.
Ylli: Çdo subjekt duhet të ketë patjetër shërbim mjekësor. Çdo punonjës duhet të ketë akses në vendin e tij të punës me shërbimin mjekësor. Në kujdesin e mjekut, mjeku bën përshtatshmërinë e vendit të punës, element i rëndësishëm për të qenë edhe në dokumentin e vlerësimit të rriskut.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/sherbim-mjekesor-inspektorati-paralajmeron-masa-ndaj-kompanive/