Ora News – Godina e PSD-së, dështon ekzekutimi nga përmbaruesit shtetëror

2016-11-25 10

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas dështimit për dy herë me radhë të ekzekutimit të vendimit të gjykatës për t?ia kthyer ish pronarëve godinën ku aktualisht ndodhen zyrat e Partisë Social Demokrate dosjen e ka marrë përmbarimi shtetëror.
Grupi i përmbaruesve dhe vet kreu i këtij shërbimi në Ministrinë Drejtësisë Albert Pilo u paraqit për të ekzekutuar vendimin e formës së prerë, por mungesa e përfaqësuesve te pushtetit lokal e bëri te pamundur përfundimin e procedurave
Pilo: Hasim vështirësi në pritje të pushtetit vendor, pa prezencën e të cilit ne nuk mund të vazhdojmë më tej ekzekutimin. Na vjen një përgjigje se nuk mund të marrin pjesë në ekzekutim për shkak të angazhimit të përfaqësuesit në një ekzekutim tjetër.
Sipas përmbaruesit, vendimi pritet të ekzekutohet më 30 nëntor.
Në lidhje me ekzekutimin e vendimeve të gjykatave ka reaguar edhe Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i cili bëri thirrje institucioneve lokale apo qendrorë të mbështesin shërbimin përmbarimin.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/godina-e-psd-se-deshton-ekzekutimi-nga-permbaruesit-shteteror/