http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Të gjithë bizneset e zonës turistike nga gjiri i Lalëzit deri tek shkëmbi i Kavajës do te taksohen njëlloj si bizneset e Durrësit. Vendimi është bere publik nga kreu i bashkisë Vangjush Dako. Kryetari i bashkisë ka hedhur poshtë propozimin e Partisë Demokratike që bizneset që hapen për herë të parë nga të rinj deri në 25 vjeç të përjashtohen nga tatimet. Ndërkohe Këshilli Bashkiak në Durrës ka miratuar me 37 vota pro paketën e re fiskale, e cila këtë vit ka marrë edhe miratimin e opozitës.