Ora News – Basha: Droga dhe krimi po demtojnë integrimin. Takon strukturat PD

2016-11-25 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Droga, krimi dhe korrupsioni po dëmtojnë integrimin e Shqipërisë. Kështu deklaroi kryetari i opozitës Lulzim Basha gjatë një takimi me drejtuesit e strukturave, të cilët i urdhëroi që Brenda 15 janarit të evidentojnë gjendjen reale të papunësisë dhe varfërisë, në kuadër të hartimit programit social.
Gjatë një takimi me drejtuesit e partisë në rrethe, Lulzim Basha, duke iu referuar dhe 7 prtishmërive të propozuara nga grupimi kryesor i mazhorancës gjermane CDU/CSU, tha se droga dhe korrupsioni po rrezikojnë integrimin e Shqipërisë. Sipas Bashës këtë e di çdo shqiptar, përveç kryeninistrit Edi Rama.
Lulzim Basha: Në vend që të reflektojë për gjendjen ku është zhytur Shqipëria, për mesazhet e forta që skanë nevojë për ndërmjetës ai ka zgjedhur të fshehë realitetin dhe të vazhdojë avazin e tij duke keqinformuar qytetarët me regji qëndrore.
Në kuadër të hartimit të programit social, kryetari i Partisë Demokratike urdhëroi çdo drejtues strukturash që deri në 15 janar të evidentojnë gjendjen reale të papunësisë dhe varfërisë.
Lulzim Basha: Në qeverinë tonë qëllimi i parë dhe kryesor është që asnjë familjet ë mos mbetet pa bukë, pa ujë e pa drita. Cfarë kryeministri do të isha nëse do të pranoja shpenzimin e 140 milionë eurove në një vit për 11 klientët e mi kur me këto para mund të kisha hapur 55 mijë vende pune.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-droga-dhe-krimi-po-demtojne-integrimin-takon-strukturat-pd/