Kryeministri Rama akuzoi Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën, se ka kapur deputetë të huaj për të sharë e bllokuar Shqipërinë. Dhe në vend të kësaj, i kërkon të lexojë qartë se çfarë rekomandoi Komisioni Europian për negociatat, e të zhbllokojë Vetting -un, kushtin e vetëm që vendosi Brukseli në këtë rekomandim, që pret vendimin e Këshillit të Ministrave të BE ?së, në Dhjetor.
"Lulzim mos kap skutave deputetë të huaj për të sharë e për të bllokuar Shqipërinë, po lexo rekomandimin e qartë të BE dhe zhblloko Vetingun!"
Edhe pse nuk përmendi emra deputetësh të huaj, referenca duket e qartë. Mesazhi vjen një ditë pasi deputeti gjerman Gunter Krishbaum lexoi në Tiranë 7 kushte, që sipas tij Shqipëria duhet të përmbushë për të hapur negociatat me BE ?në.
Krishbaum tha se fliste në emër të Grupit Parlamentar më të madh në Bundestag, CSU/CDU ?së së Kancelares Merkel dhe se do t?i kërkonte qeverisë gjermane që të votonte kundër hapjes së negociatave në Dhjetor. Sipas tij, koha e përshtatshme për këtë vendim do të jetë vitit 2018.