Ora News – Impianti në Mbrostar, prefekti: Vendimi i këshillit bashkiak nul

2016-11-25 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Vendimi i këshillit bashkiak për ndërtimin e landfillit në Mbrostar është i pavlefshëm pasi ka tejkaluar afatet kohore dhe ende nuk është dorëzuar në prefekturë. Ky ka qenë sqarimi i dhënë banorëve nga prefekti i Fierit. Banorët kanë kërkuar të hetohet në lidhje me këtë situatë.
Vendimi për ndërtimin e landfillit në Mbrostar të Fierit është i pavlefshem pasi ka tejkaluar afatet ligjore dhe nuk është dorëzuar në prefekturë ku merret miratimi i fundit. Pas protestave të shumta të banorëve ku nuk kanë munguar fëmijë e të moshuar prefekti i Fierit ka pritur një përfaqësi të protestuesve të cilëve u ka shpjeguar se vendimi i këshillit bashkiak për impianit e përpunimit të mbetjeve është ?NUL? pasi ende nuk është zbardhur.
Banorët kërkuan me këmbengulje një vendim konkret në lidhje me këtë çështje ndërsa i bënë thirrje prokurorisë që të nisë sa më parë hetimin.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/impianti-ne-mbrostar-prefekti-banoreve-vendimi-i-keshillit-bashkiak-nul/