Ora News – Taksat në Durrës, banorët e fshatrave do paguajnë sa ata të qytetit

2016-11-25 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Banorët e zonave rurale dhe bizneset në zonën e Golemit dhe Gjirit të Lalëzit do të paguajnë taksa më të larta gjatë viti të ardhshëm. Këshilli bashkiak ka miratuar paketën fiskale 2017 në bazë të së cilës banorët e zonave rurale, do të paguajnë një lloj taksa sikurse banorët e Durrësit.
Kryetari i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka hedhur poshtë propozimin që bizneset e reja të përjashtohen nga tatimet. Ndërsa ka deklaruar se do taksohen njëlloj si bizneset e Durrësit edhe bizneset e zonës turistike nga gjiri i Lalëzit deri tek Shkëmbi i Kavajës.
Vangjush Dako kryetar i bashkisë Durrës: Por vetëm një nuk aprovojmë, atë të heqjes së tatimit të detyrimeve të bizneseve të reja, Janë burim evazioni dhe ne na krijojnë shunmë probleme në mirëmenaxhimin e kësaj situate, sidomos gjatë periudhës së sezonit turistik. Gjirin e Lalëzit dhe Shkembin e Kavajës i kemi trajtuar njësoj si qytetin sepse i mendojmë që janë njësoj si qyteti, mos edhe më lartë se qyteti. Janë zona të vërteta turistike.
Këshilltari i Partisë Demokratike Armand Teliti është shprehur se bashkia nuk ka bërë një zonifikim duke penalizuar në këtë mënyrë bizneset e zonës rurale..

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/durres-barazohen-taksat-per-banoret-e-zonave-rurale-me-ato-te-qytetit/