Tirana me Kryebashkiak nate prej 1 Janarit

2016-11-25 3

Teksa ka vizituar një nga 22 bizneset e drejtuara nga gratë dhe të mbështetura nga Bashkia e Tiranës, Kryebashkiaku Veliaj ka dhënë një lajm të ri për kryeqytetasit. Nga Janari, Tirana bëhet me dy Kryebashkiakë.

?Siç ndodh në Amsterdam, në Zyrih apo në Londër, ai do të merret vetëm me promovimin e ekonomisë së natës. Kemi premtuar një qytet që punon me tre turne, por edhe që jeton me tre turne. Në shumë prej vendeve të botës ekonomia e natës, pra e festave, e lokaleve, gjeneron pafund të ardhura dhe vende pune kryesisht për të rinjtë, studentët. Ndaj, duam që kjo të ndodhë në mënyrë të përgjegjshme, të ketë një kryebashkiak nate që rri zgjuar në turnin e tretë dhe menaxhon vetëm këto lloj aktivitetesh?.

Nga burime zyrtare në Bashkinë e Tiranës mësojmë se do të jetë Kryebashkiaku Veliaj, ai që do të zgjedhë zëvendesuesin e tij për orët e natës. Njohja e jetës së natës dhe aktiviteve për të promovuar me tej ekonominë e orëve të vona do të jetë një ndër kriteret që do të ketë Kryebashkiaku i ri.

Free Traffic Exchange