Kryevepra e Servantesit, ?Don Kishoti?, është rikthyer sërish mbrëmjen e së enjtes në skenën e Teatrit Kombëtar pas shfaqjeve të suksesshme të disa ditëve më parë.
Rolet kryesore, ato të Don Kishotit dhe Sanco Pancës janë luajtur me mjeshtëri nga aktorët e mirënjohur Romir Zalla dhe Gentian Zenelaj.
Skenografia dhe muzika përcillnin qartësisht mjedisin e Spanjës së Rilindjes duke i dhënë veprës karakterin që meriton.