Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një muaj para afatit për zhvendosjen e lojërave të fatit në zonat periferike, 6 deputetë të parlament kanë depozituar një amendament ku kërkohet që afati të shtyhet me katër vjet.
Deputetët firmëtarë Ervin Bushati, Ervin Koçi, Blerina Gjylameti, Luan Duzha, Ylli Shehu dhe Tahir Muhedini argumentojnë se shtyrja e afatit nuk synon krijimin e sallave të reja gjatë periudhës tranzitore, pasi kushti është që ofertat e lojës të ruhen në të njëjtat vënde ku zhvillohet aktiviteti sot dhe as të hapen salla të reja apo të jepen licenca të reja.
Gjashtë deputetët po ashtu nënvizojnë se kontratat e qerave të nënshkruara për ambjentet e marra për këto subjekte janë për një afat më të gjatë se ajo e parashikuar nga ligji me 31 dhjetor 2016 dhe sipas tyre ndërprerja do të sillte disa konflikte gjyqësore njëherësh dhe 1800 punonjës do ta gjenin veten pa punë pas 1 janarit 2017.
Në amendament kërkohet fuqizimi i pikës 1 të nenit 71 të ligjit pasi ajo bie ndesh me pikën 2, ku rezulton se shoqëri të licensuara për lojëra fati kanë një afat të përfundimit të licencës përtej 31 dhjetorit 2016.
Shtyrja e ligjit shikohet edhe si një benefit për ruajtjen e të ardhurave nga tatimet, taksat dhe pagesat në buxhetin e shtetit dhe shpenzimet e tjera që janë afërsisht rreth 125 milion dollarë në vit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/lojerat-e-fatit-6-deputete-kerkojne-shtyrjen-e-zbatimit-te-ligjit/