Ora News – Potenciali mjedisor, Ministri Koka fton biznesin hungarez të investojë

2016-11-24 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, pati një takim me Ministrin e e Shtetit dhe të Bujqësisë së Hungarisë, me të cilin diskutoi për bashkëpunimin ekonomik në termat e mjedisit. Ministri Koka ftoi biznesin hungarez për të investuar në Shqipëri, ndërsa Ministri Nemeth ofroi eksperiencën hungareze në mbrojtjen e mjedisit. Ministrat u ndalën edhe në integrimin e Shqipërisë, teksa Ministri hungarez shprehu mbështetjen e vendit të tij në këtë proçes.
Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, fton bizneset hungareze që të investojnë në vendin tonë, duke shfrytëzuar potencialet që ka Shqipëria.
Deklarata u bë pas takimit që Ministri Koka pati me Ministrin e Shtetit dhe të Bujqësisë së Hungarisë, Zsolt Nemeth.
Në konferencën e përbashkët për shtyp, Ministri Koka evidentoi edhe mbështetjen e Hungarisë për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.
Koka: Hungaria garanton mbështetjen e saj ndaj Shqipërisë në proçesin e çeljes së negociatave të Shqipërisë me Komisionin Evropian. Ftojmë investitorët hungarezë në Shqipëri që të investojnë në fushat e mjedisit dhe bujqësisë. Shqipëria është një vend i bekuar me bukuri e burime natyrore dhe potenciali për thithjen e turistëve në vendin tone është prioritet.
Intensifikimi i marrëdhënieve midis dy vendeve në forcimin e kapaciteteve dhe shkëmbimin e eksperiencave është garanci për zhvillimin e qëndrueshëm të Shqipërisë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/potenciali-mjedisor-ministri-koka-fton-biznesin-hungarez-te-investoje/