http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Socialiste mbetet e vendosur te lejoje importin e mbetjeve. Ndërsa jashtë dyerve te parlamentit shoqëria civile protestonte, kreu i komisionit te veprimtarisë prodhuese Eduard Shalsi ka sqaruar vullnetin e PS per te dëgjuar çdo koment nga palët e interesuara, por importi do te lejohet aq me tepër qe edhe Bashkimi Europian e mbështeti ketë projekt.?Fakti që reflektuam në propozimet fillestare tregon se interesi ishte ai i pastrimit të Shqipërisë, e cila nuk mund të jetë e pastër pa një industri të fuqishme riciklimi. Ndjehem i keqardhur sepse që nga ato pak qaramanë që kanë mbetur nëpër rrugë dhe deri tek ata pak intrigantë e spekulantë që gjenden edhe në parlament e kanë përdorur çështjen jo nisur nga qëllimi për një Shqipëri sa më të pastër, por thjesht nga përfitimet e tyre të ngushta personale.?Por a i ka votat partia socialiste per te rrezuar dekretin e presidentit e per te lejuar importin e mbetjeve kur aleati i saj PDIU është shprehur kundër, ndërkohe qe LSI ka preferuar t?i shmanget nje përgjigjeje te qarte se si do te jete vota e deputeteve te saj.?Unë nuk e di si e merrni informacionin dhe kujt burimeve e merrni informacionin. Ajo që unë di është që të gjithë dyshimet që kanë ekzistuar dhe dyshimi i fundit i disa parlamentarëve ka qenë se propozimet kanë qenë kundër ligjit të BE. Përgjigja ishte e pastër dhe thuhej e kundërta se ndryshimet ishin të mirëadaptuara dhe të përshtatshme në rrethanat që gëzon Shqipëria.?E ne kete situate nënkryetari demokrat i këtij komisioni Genc Ruli ka vene ne dukje se Partia Socialiste po ecën me kokëfortësi me nje projekt nga i cili janë distancuar te gjitha partitë. Pak jave me pare presidenti i Republikës ktheu per rishqyrtim ligjin qe lejon importin e mbetjeve. Nga ky moment te gjitha partitë politike dëgjuan pretendimet e shoqërisë civile kundër këtyre ndryshimeve, u pyet Brukseli per këto ndryshime e tashme pritet qe Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese te nise shqyrtimin e dekretit presidencial e me pas votimi ne seance.