Ora News – Veliaj në Don Bosko: Jo më tela e kabllo të varur nëpër rrugë

2016-11-24 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Banorët e zonës së Don Boskos në kryeqytet kanë tashmë një rrugë më të mirë, që ofron vendqëndrime të kushtuata për mjetet e transportit urban dhe makineritë e pastrimit, duke mos u bërë më pengesë më për qarkullimin e automjeteve. Bashkia e Tiranës ka përfunduar rikonstruksionin e plotë të trotuareve të rrugës ?Don Bosko?, ndërsa ka bërë zgjerimin e saj në disa pika që më parë ishin kthyer në problematike për trafikun e mjeteve. Përfundimi i këtij investimi u ndoq nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili theksoi se kjo rrugë do jetë një nga rrugët kryesore të Tiranës, jo vetëm për shkak të numrit të madh të banorëve që e përdorin atë, por edhe për standardet që ajo ofron.
?Rruga ?Don Bosko? është një ndër rrugët ikonë të kryeqytetit. Ka qenë kryesisht ikonë për çështje të banorëve, pra sasisë të banorëve që kanë banuar këtu, ndërkohë që sot besoj se është ikonë edhe për çështje të cilësisë. Më në fund, kemi një rrugë me trotuare të bollshme, është e para rrugë në Tiranë ku janë zhdukur totalisht telat e varur, pra kemi çliruar rrugën e parë. Mbi 230 shtylla janë eliminuar, janë vendosur nën tokë?, tha kryebashkiaku Veliaj. Nisur nga puna e mirë e bërë në këtë rrugë edhe për shmangien e shërbimeve të telefonisë dhe internetit nëpërmjet linjave kabllore të varura në ajër, Veliaj i bëri thirrje kompanive që operojnë në këtë fushë që të bashkëpunojnë me bashkinë për të shtrirë linjat nëntokësore në çdo rrugë të re.
?Apeli që u bëjmë kompanive të cilat ofrojnë shërbimin internetit apo shërbime kabllore është që në rrugët e reja ku po investon bashkia, të bashkëpunojnë për të eliminuar të gjitha shtyllat, pengesat e mobilerinë urbane, e cila shkakton shumë stres në qytet, që të sjellim në këtë standard të gjitha rrugët e qytetit?, tha ai. Gjithashtu, ai bëri të ditur se punimet në këtë rrugë kanë përfshirë edhe sistemimin e vendeve të kazanëve e plehrave. Ndaj, ai shfrytëzoi edhe një herë rastin që t?i bëjë thirrje qytetarëve edhe të kësaj zone që mbështesin Bashkinë e Tiranës në projektin e saj të diferencimit të mbetjeve në kazanët përkatëse.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/velia-ne-don-bosko-jo-me-tela-e-kabllo-te-varur-neper-rruge/