Meta takon presidentin e Bundestagut - News, Lajme - Vizion Plus

2016-11-24 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjermania rreshtohet ndër vendet e Bashkimit Europian, që mbështet integrimin e Shqipërisë. Presidenti i Presidentin e Bundestagut Norbert Lammert, ia bëri të qartë homologut Ilir Meta, se ndjesia është që Shqipëria është prej kohësh anëtare jo formale e klubit, por për t?u bërë pjesë e plotë e saj, duhet më parë të plotësohen kushtet.Norbert Lammert: Shqipëria mund të mbështetet te Gjermania, sikurse e theksova dhe gjatë takimit tonë, edhe për perspektivën e hapjes në parim të negociatave të anëtarësimit, por duhen përmbushur kriteret. Pa një dëshmi të përmbushjes së detyrimeve të marrëveshjes nuk mund të ketë anëtarësim dhe ne mbështesim me kënaqësi të gjitha përpjekjet, në veçanti në parlamentin shqiptar, në kuadër të përmbushjes së detyrimeve ligjore, në mënyrë që negociatat e anëtarësimit të miratohen, pasi edhe ato kërkojnë kohën e tyre, me shpresën për të patur një përfundim të suksesshëm.Vetë kryeparlamentari shqiptar theksoi se politika shqiptare është e vendosur të avancojmë me zbatimin e reformës në drejtësi dhe me përmbushjen e të gjithë rekomandimeve të Komisionit Europian.Ilir Meta: Ishte kënaqësi e veçantë për mua të pritesha nga Presidenti i Bundestagut, Prof. Lammert dhe ta njihja atë me zhvillimet pozitive në vend pas vizitës së tij në pranverë. Në veçanti me votimin konsensual të reformës në drejtësi dhe me vendosmërinë tonë për të ecur drejt zbatimit të kësaj reforme mjaft të rëndësishme jo vetëm për forcimin e shtetit ligjor në vend, por njëkohësisht edhe për procesin e integrimit evropian.Vizita e kreut të Kuvendit Meta është pjesë e lobimit që shtetarët shqiptarë kanë nisur me qëllim mbështetjen për vendimin pozitiv për çeljen e negociatave për anëtarësim. Fillimjavën e ardhshme, kryeministri Edi Rama viziton Berlinin me ftesë të kancelares Angela Merkel.

Free Traffic Exchange