http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
U mblodhën disa dhjetëra persona para parlamentit shqiptar, per te protestuar kundër miratimit te ligjit qe lejon importin e mbetjeve. Me pankarta ku shkruhej ?Jo plehra ne Shqipëri?, ?Unë vendos dhe them jo?, aktiviste te shoqërisë civile, ishin vendosur ne prag te godinës ku zhvillohen seancat plenare, prej darkës se nje dite me pare. Ata bëjnë përgjegjëse politiken per ndotjen e ambientit, nëse ligji do miratohet. Po pranë godinës se parlamentit, por ne nje krah tjetër ku mbahej protesta, përfaqësues te shoqatave te biznesit i bene apel deputeteve te miratojmë sa me pare ligjin. Thane se ndryshimet ligjore jane vlerësuar nga Bashkimi Europian per sigurinë ne importin e mbetjeve. Ligji ishte parashikuar ne kalendarin e punimeve te Kuvendit për t?u shqyrtuar ne seancën plenare te kësaj te enjteje. Aktivistet e Aleancës Kundër Importit te Plehrave e nisen protestën e tyre qe gjate natës, per t?i paraprirë fillimit te seancës parlamentare.