?"Gruaja dhe fëmija janë shumë të shtrenjtë për t'u dhunuar. Një thirrje kombëtare: Të bëhemi bashkë për të jetuar në një shoqëri pa dhunë". Kështu u shpreh sot ministri i Mirëqenies dhe Rinisë, Blendi Klosi, gjatë aktivitet "Kundër Dhunës në Familje". Klosi iu referua disa rasteve të dhunës në familje, ndërsa e cilësoi të dhimbshme dhunimin e nënës së dy fëmijëve, Marselës nga Vlora, e cila u rrah barbarisht nga bashkëshorti i saj.