Report TV - Familjarët e të zhdukurve nga diktatura shpresojnë të gjejnë gjurmët në Bunk’Art 2

2016-11-24 0

Të pushkatuar dhe të zhdukur nga diktatura, që nuk u gjenden as dokumentet as eshtrat, duket se po e shtojnë numrin e 5500 të pushkatuarve dhe të vdekurve me akuza politike që janë ekspozuar sipas të dhënave zyrtare dhe arkivore në Bunk'Art 2.

Me dhjetëra vizitorë kanë ardhur nga rrethet dhe nga Italia ose Greqia ku kanë emigruar dhe kërkojnë gjurmë të familjarëve të tyre në procesverbalet e ekspozuara të sigurimit të shtetit.