Biznesmeni i ndërtimit Lefter Nelaj i arrestuar për kultivim, financim dhe trafik të lëndëve narkotike, ka qënë personi kryesor i grupit kriminal, ku mes të cilëve është arrestuar dhe një efektiv polici, i quajtur Zan Kasmi. Ky i fundit, pjesë e komisariatit të Laçit, përdorte informacionin operativ të policisë dhe vinte në dijeni biznesmenin Lefter Nelaj, për planet operacionale të policisë, zonat ku do kontrollohej dhe parcelat e drogës që do asgjësoheshin.