Report TV - Arrestimi i kirurgut, mjekët e spitalit të Shkodrës në protestë

2016-11-24 4

Mjekët e Spitalit të Shkodrës janë ngritur në protestë mëngjesin e kësaj të enjte, pas arrestimit të mjekut kirurg, Edi Smalaj. Mjekët kanë paralajmëruar se nëse nuk lirohet kolegu i tyre, do të bojkotojnë punën.

Shefi i Kardiologjisë së Spitalit të Shkodrës u arrestua nga policia mesditën e djeshme pasi akuzohet për korrupsion. Mjeku Edi Smalaj hapi kartelë pa motiv për pedagogun Simon Lufi, duke e shtruar atë në spital, nën argumentin se pedagogu ka probleme kardiake.

Free Traffic Exchange