Kundër ligjit të mbetjeve - AKIP protestë para parlamentit, shoqërohen dy aktivistë

2016-11-24 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Që prej mbrëmjes së djeshme disa aktivistë të AKIP po protestojnë përpara Parlamentit kundër ligjit që lejon importin e mbetjeve. Protestuesit pretendojnë se policia ka ndërhyrë me dhunë, duke shoqëruar edhe dy persona.
Sipas aktivistëve dy të rinjtë e shoqërar janë: Irel Elezi dhe Oltion Zeka.
Protesta e mbrëmjes së djeshme nisi për ti paraprirë asaj të sotmes, të cilët kanë paralajmëruar që do jetë një protestë në përmasa më të mëdha.
?Policia na nxori me forcë nga çadrat ku ishim mbledhur dhe na tha që nuk keni leje për të zhvilluar protestën?, janë shprehur protestuesit.
Ata kanë deklaruar se policia i ka thënë se sot projektligji për mbetjet nuk është në rend dite në seancë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/akip-proteste-para-parlamentit-shoqerohen-dy-aktiviste/