Disa studentë të Lëvizjes për Universitetin kanë protestuar sot para Ministrisë së Arsimit duke kërkuar dorëheqjen e Lindita Nikollës.
Studentët e akuzojnë ministren për Reformën në Arsimin e Lartë, të cilën e konsiderojnë të dështuar edhe me pasoja.
Protesta vjen vetëm pak ditë, pasi njëra nga studentët e Lëvizjes për Universitetin, Mirela Ruko sulmoi me salcë ministren Nikolla në një aktivitet që po zhvillohej te Piramida.