Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Arrestimi i disa personave në Kosovë dhe Shqipëri, të dyshuar si të përfshirë në organizatë terroriste, ka sjellë në Tiranë Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Reshat Millaku.
Ai ka pasur takime të rëndësishme me prokurorë të Krimeve të Rënda, me të cilët ka shkëmbyer eksperienca mbi hetimet për të arrestuarit.
Dosja për 20 të arrestuarit është mjaft delikate, pasi dy nga të ndaluarit në Kosovë kanë pranuar të flasin duke lënë të kuptohet se kishte një celulë të ISIS e cila po përgatiste sulme në stadiumin e Shkodrës, në kohën kur do të luhej ndeshja mes Shqipërisë dhe Izraelit.
Po ashtu, mësohet se është diskutuar edhe për një tjetër dosje të përbashkët që ka të bëjë me trafikun e drogës.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/arrestimi-i-xhihadisteve-prokurori-special-i-kosoves-ne-tirane/