Report TV - Ish-juristi 'fundos' Berishën: Lidhja e tij me skandalin e CEZ

2016-11-23 0

TIRANE - Zbardhen lidhjet e ish-kryeministrit Berisha me skandalin e CEZ-it. Romeo Karaj, juristi përgjegjës i OSHEE-së për çështjen e arbitrazhit ka hapur kutinë e pandoras në Komisionin Hetimor për CEZ.

Emri i tij është lakuar së shumti, pasi është konsideruar si dëshmitari kyç i zbardhjes së skandalit DIA-CEZ. Madje pas daljes në skenë të emrit të tij policia e ka marrë në mbrojtje për shkak të disa kërcënimeve që ai pati për të mos dëshmuar për këtë çështje.