Report TV - 'CEZ', Berisha: Kreu i komisionit horr. Balla: Këtu s'bën dot teatër

2016-11-23 3

Ish-kryeministri Sali Berisha shmangu shoqërimin me forcë nga policia në komisionin hetimor për çështjen e CEZ-it, pasi u paraqit për disa minuta në mbledhjen e sotme, ku kërkoi dorëheqjen e kryetarit Taulant Balla, me pretendimin se ka konflikt interesi.

Pasi lëshoi një sërë akuzash ndaj kryetarit të komisionit, ish-kryeministri Berisha nuk pranoi të dëshmonte për çështjen e CEZ-it dhe u largua nga mbledhja, duke kërkuar që zyra juridike e Kuvendit të bëjë interpretimin për konfliktin e interesit, pasi sipas tij, Taulant Balla është i dënuar për shpifje, në një proces gjyqësor me familjarët e tij.

Free Traffic Exchange