http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndonëse nuk i ka votat e nevojshme ne Parlament per ta kaluar, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa është optimist se marrëveshja per përcaktimin e kufirit me Malin e Zi do te miratohet. Ai u beri edhe nje apel deputeteve qe te vendosin interesat e vendit përpara atyre personale. ?Është në interes të Kosovës që ne të përcaktojmë kufijtë. Demarkacioni nuk është çështje e vdekur sepse shteti i Kosovës është shtet që gjallëron dhe kufijtë janë kufij që duhet të ekzistojnë, sepse nuk ka shtet pa kufij prandaj këtë do ta bëjmë me çdo kusht. Deputetet duhet të punojnë për shtetin e tyre, jo për interesa individuale?.Deklaratën, Mustafa e beri gjate nisjes se punimeve per ndërtimin e Institutit te Administratës Publike. Ratifikimi i marrëveshjes per Demarkacionin me Malin e Zi eshte nje nga kushtet qe BE i ka vendosur Kosovës per liberalizimin e vizave per qytetaret. Pak dite me pare kryeministri edhe pse pranoi se marrëveshja nuk mund te procedohet ne kuvend, per shkak te kundërshtimeve qe ka hasur edhe brenda koalicionit qeverisës, deklaroi se kjo do te ndodhe deri ne fund te vitit.