Ora News – Buxheti për sportin, Shqipëria shumë larg vendeve të rajonit

2016-11-23 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në komisionin e edukimit dhe medias u paraqit projekt-buxheti i sportit për vitin 2017, që konsiston në vlerën e 18 milion e 600 mijë lekëve. Një shumë tejet e ulët po të konsiderohet numri i federatave të regjistruara në Ministrinë e arsimit dhe sporteve. Ndërsa diferenca me Kosovën është e pallogaritshme duke qeveria e këtij vendi ofron 11.7 mln euro në vit për sportin.
Qeveria shqiptare akordoi pa humbur kohë 1 milion euro shpërblim për kombëtaren shqiptare të futbollit pas aventurës pozitive në Europian, megjithëse ekipi ynë përfaqësues regjsitroi dy humbje dhe një fitore duke mos u kualifikuar për më tej.
Pa diskutim askush nuk vendos në dyshim meritat e lojtarëve kuqezi, por sot kur është në prag miratimi projekt-buxheti i sportit për vitin 2017, atëherë ai shpërblim për kombëtaren e futbollit nuk ka se si të mos vendoset në peshore, kjo për faktin se buxheti i parashikuar do të jetë vetëm 186 milion lekë të vjetra.
Shumë po të llogariten të gjitha federatat e regjistruara në ministrinë e arsimit dhe sporteve. Kjo shifër prodhoi edhe debate në komisionin e edukimit dhe medias mes deputetit socialist, ish mundësi Fidel Ylli dhe ministres Lindita Nikolla.

Për më shumë lexoni në: http://sport.oranews.tv/buxheti-per-sportin-shqiperia-shume-larg-vendeve-te-rajonit/